
Ish-sulmuesi i Arsenalit, vdiq në një aksident
01 qershor 2019
| 13:35
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Jose Antonio Reyes sot vdiq në një aksident automobilistik.
Spanjolli 35-vjeçar, i cili po luante për ekipin e ligës së dytë të Spanjës Extremadura, vdiq pas aksidentit të shtunën.
Ish-klubi i tij, Sevilla shkroi: “Nuk mund të konfirmonim lajme më të këqija, ylli i dashur Sevillas, José Antonio Reyes, ka vdekur në një përplasje trafiku”, raporton “BBC”.