Ish-sulmuesi i Brazilit: Kam konsumuar drogë gjatë karrierës time
Ish-sulmuesi brazilian Mario Jardel, ka shtangur së fundmi me rrëfimin e tij në një intervistë.
Jardeli që ka luajtur 10 ndeshje me kombëtaren e Brazilit, në një intervistë për Pilhado në kanalin e tij në “You Tube”, ka pranuar se gjatë pushimeve, kur ai ka qenë lojtar, ka konsumuar drogë.
“U futa në atë botë prej kuriozitetit, kur luaja për klube të Evropës. U njoha me disa njerëz, të cilët më ofronin drogë. Nisa të konsumoja drogë sistematikisht, kur isha me pushime. Gjatë sezonit nuk mundesha të konsumoja, sepse duhej të kaloja në kontroll anti-dopingu. Është një problem i futbollit ky. Kisha shumë para dhe kishte shumë kurthe, shoqëri dhe tundime”, ka thënë Jardel.
Jardel ka luajtur për Porton, Galatasarayn, Boltonin, Anconën Sportingun dhe disa skuadra të tjera në Brazil.