Ish-sulmuesi i Interit dhe Romës: Më ndihmoni, po shkatërrohem
Daniel Osvaldo po kalon nëpër një periudhë të errët në jetën e tij.
Ish-futbollisti i Romës, Boca Juniors, Interi dhe disa klubeve të tjera si dhe i kombëtares italiane ka shpërndarë një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ku fliste për veten me zemër të hapur, duke zbuluar, në lot, brishtësinë e tij nga varësitë te problemet e shëndetit mendor.
Në video ai pranon se ka rënë në depresion si dhe është i varur nga droga dhe alkooli, derisa ka shprehur frikën se jeta e tij po i ikën nga kontrolli.
“Dua ta bëj këtë video për të sqaruar disa gjëra dhe për të bërë disa rrëfime për jetën time, për vendimet e mia”, thotë fillimisht Osvaldo.
“Ndjej nevojën të them se kam kohë që po luftoj me depresionin, ndjej se jeta po më rrëshqet nga duart Ky depresion më ka bërë të bie në disa varësi, alkool dhe drogë. Dhe e vërteta është se jam në një moment ku jeta ime po del jashtë kontrollit. Epo, doja të flisja me ju për këtë dhe ta ndaja me ju. Jam ne kujdesin psikiatrik dhe marr medikamente kam një sëmundje shume specifike Mungesa e vetëvlerësimit, depresioni, shume here rikthehem ne veset e mia. Nga inati kam rene ne veteshkaterrim dhe kjo shkatërron gjithashtu njerëzit rreth meje”, thotë ai në fjalimin e tij.
Una confessione drammatica, tra alcol, droga, depressione, e bugie
Dani Osvaldo è nato con un grande talento, fama&soldi, un'ottima carriera pur limitata da una personalità eccentrica, da comportamenti sopra le righe &Co
Questa sua disperazione è una richiesta di aiuto urgente pic.twitter.com/ISIUj7cIRa
— Lia Capizzi (@LiaCapizzi) March 14, 2024