Ish-sulmuesi i PSG-së: Mbappe dëshiron t’i bashkohet Realit  

05 shkurt 2021 | 11:32

Kylian Mbappe do të veshë një ditë fanellën e Real Madrid. Të shumtë janë ata që besojnë në këtë “martesë” dhe i fundit që i bashkohet këtij kori është Jese, sulmuesi i majtë spanjoll.

27-vjeçari ka luajtur me yllin francez te PSG, teksa prej datës 1 shkurt është pjesë e Las Palmas në La Liga 2. Në një prononcim për Radio Marca, lojtari iberik ndalet te sulmuesi francez dhe kalimi i tij i mundshëm te “Los Blancos”.

“Kylian dëshiron me të vërtetë të luajë me Real Madrid. Idhulli i tij ka qenë gjithmonë Cristiano Ronaldo. Ai e dashuron Realin dhe jam i bindur që do të transferohet një ditë në ‘Santiago Bernabeu’”, deklaron sulmuesi spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për deputet, Ukë Osaj, ka zhvilluar takime…