Ish-sulmuesi i Romës: Pres të sillni ndihma, do t’i nisim drejt Shqipërisë
Tërmeti që ka goditur Shqipërinë pak ditë më parë, ka bashkuar shumë kombe në vendin tonë dhe ndihma për Shqipërinë është e pakushtëzuar.
Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia e jo vetëm i janë bashkuar nismave të shumta për të mbledhur ndihma dhe për t’i sjellë në zonat e goditura nga tërmeti, nga ku mbetën të vdekur me dhjetëra banorë dhe qindra të tjerë të dëmtuar.
Së fundmi, ish-sulmuesi italian i Romës dhe Leçes, Paolo Baldieri ka vendosur që të grumbullojë ndihma për t’i nisur në drejtim të Shqipërisë dhe si falënderim për ata që kontribuojnë, ka hapur lokalin e tij dhe të gjithë do të qerasen me një kafe falas.
Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë ish-sulmuesi për të cilin, natyrisht falënderimet shkojnë edhe nga Shqipëria.
“Të enjten dhe të premten kemi organizuar një grumbullim rrobash dhe bazës së nevojshme për t’i dërguar në Shqipëri. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë, simbolikisht do t’i ofroj një kafe në shenjë falënderimi te lokali im”, ishte apeli i ish-sulmuesit Baldieri.