Ish-sulmuesi i Shkëndijës ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare
11 dhjetor 2023
| 14:03
Ish-sulmuesi i Shkëndijës, Ivan Çelikoviq është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare.
Lajmi është bërë me dije nga klubi i Shkëndijës, ku ka njoftuar për ndarjen nga jeta edhe të ish-anëtarit tjetër, Haqim Memedi në moshën 70-vjeçare.
“Përcjellim me pikëllim lajmin e ndarjes nga jeta të dy ish-anëtarëve të Shkëndijës, Haqim Memedi (70 vjeç) dhe Ivan Çelikoviç (34 vjeç). Ngushëllojmë familjet Memedi dhe Çelikoviq për humbjet e tyre të dhimbshme”.
“Të dy do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Faleminderit për kontributin dhe pasionin që sollën në dy periudha të ndryshme në klub”, ka njoftuar Shkëndija.