Ish-sulmuesi i Shqipërisë zbulon arsyen e largimit nga stafi i Silvinjos në Kombëtare

29 mars 2025 | 16:03

Hamdi Salihi u largua nga stafi i Silvinjos në Kombëtare, pas përfundimit të Europianit. Ish-sulmuesi i Kombëtares ka zbuluar arsyen, që lidhet me familjen në Amerikë. Salihi po ashtu ka komentuar edhe ndeshjen e ardhshme në kualifikueset e Botërorit, që i gjen kuqezinjtë përballë Serbisë.

“Me kalimin e kohës familja, dhe kalamajt kanë kërkesat e veta për këtë arsye pas europianit i kërkova misterit, presidentit dhe drejtorit që të marr një pushim, e mirëkuptuan dhe më kanë lënë derën e hapur që sa herë të jetë mundësia të kthehem.

Me thënë të vërtetën sa herë vjen periudha e grumbullimit fillon e më përzihet nga emocionet sikur po luaj vetë. Ndeshja me Anglinë na tregoi më së miri që kemi shumë punë për të bërë për të shkuar ku duhet apo ku mendojnë shumica dhe kryesisht tifozët që jemi, por nuk jemi aty.

Serbia? Pas ndeshjes së fundit me Austrinë, kanë bërë dy ndeshje shumë të mira ndaj një ekipi super të organizuar, do të jenë ndeshje të vështira pasi edhe niveli i kombëtares sonë është rritur. Grupi B i Ligës së Kombeve ku luajtëm me Çekinë apo Ukrainën na ka rritur edhe më tepër sepse po mësohemi të luajmë me skuadra më të forta.

Edhe për to fokusi është Shqipëria, duke qenë se jemi në të njëjtin nivel pak a shumë, kam 100% besim, por se si shkon ndeshja nuk i dihet asnjëherë”, u shpreh Salihi për “Top Channel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Faton Mehmetaj Sot ishim në kujtim të Elez Gecit…