Ish-sulmuesi i Milanit do të bëhet baba
24 qershor 2018
| 12:11
Pippo Inzaghi, trajneri i ri i Bolonjës dhe ish-sulmuesi i Milanit, pritet që së shpejti të bëhet baba. Revistat rozë në Itali zbulojnë se partnerja e tij Angela Robusti, ish-Miss Veneto, është në pritje të një fëmije.
Zërat për një lajm të tillë nisën dy javë më parë, kur Pippo është prezantuar me të dashurën e re në dasmën e të vëllait, Simone. Ndërkohë fëmija pritet të lindë në fillim të nëntorit.