Ish të burgosurit politik nga Hani i Elezit vizitojnë bashkëvuajtësin e tyre Tasim Badallajn

25 dhjetor 2022 | 22:37

Ish i burgosuri politik dhe i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, Shaban Çupi i shoqëruar nga Ibrahim Curri e Nexhat Ballazhi kanë vizituar shokun e tyre të burgut, Tasim Badallajn nga Zhuri i Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur Çupi përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Shaban Çupit:

Sot në Prizren, bashk me shokët Ibrahim Currin e Nexhat Ballazhin, vizituam shokun tonë të burgut Tasim Badallajn nga Zhuri i Prizrenit. Ibrahimi dhe Nexhati bashkë me Mehmet Ballazhin, kanë qëndruar në burg me Tasimin gjatë viteve të 80-ta dhe i cili ka kohë që ka probleme të rënda shëndetësore si pasojë e burgut dhe torturave qe UDB-ja bëri ndaj Tasim zhurjanit. Perndryshe Tasimi ka mbajtur shumè greva urie dhe shpesh herè në shetitore te burgut të Dubravës ka dalur me ndihmën e shokëve të tè njejtit ideal, pasiqë nuk e kanë mbajtur këmbët. Tasim Badallaj ka mbajtur burg në Gjilan, Dubravë, Beograd dhe Prizren.

Gjatë ndejës, kujtuam edhe shokë të tjerë burgu, e që Tasimi (për aq sa e lejonte kujtesa e tij shëndetësore) përmendi disa herè Nait Hasanin, por edhe situata të tjera brenda grilave.

Sa isha ne burgun e Prizrenit, kujton Tasim Badallaj, në nëntorin e vitit 1989, arrita të ikë nga ky burg dhe në vend që të shkoja në shtëpi, unë shkova në Prishtinë dhe për 6 ditë me radhë mora pjesë në demonstratat që zhvilloheshin në Prishtinë. Më zbuluan dhe më arrestuan sërish, kujton ai.

Vlenë të përmendim edhe mikëpritjen që na bëri babai i tij, por edhe kusheriri i Tasimit, Ramiz Badallaj i cili na shoqëroi gjatè tërë kohës sa qëndruam me Tasimin.

P.S.

Për të vërtetën e plotë ndaj ish të burgosurit politik Tasim Badallajt (e që unë s’ pa mund ta shkruaj) kërkoni në google dhe do të mësoni më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në Vushtrri kanë…