Ish-tenisti Juan Monaco: Doja ta ‘vrisja’ Nadalin kur u tërhoq nga ndeshja
Ish-tenisti argjentinas Juan Monaco, në një intervistë për ATP-në, ka folur për miqësinë e fortë që ka me Rafael Nadalin, një miqësi që është forcuar me kalimin e viteve.
Tenisti amerikano-latin ka folur për takimet e para me Nadalin, që nisën pas ndeshjes së parë që ata zhvilluan në vitin 2005. “Luajtëm për herë të parë në turneun e Bastad, në Suedi, ku më mundi me shumë lehtësi 2-0 (6-1, 6-1). Pasi përfunduam atë turne, ikëm së bashku në Spanjë, në shtëpinë e tij. Qëndruam aty një javë. Që në atë moshë (19 vjeç) ishte i jashtëzakonshëm, i destinuar të bëhej i madh dhe e kisha shumë mik”, ka thënë Juan Monaco.
Monaco e ka mposhtur vetëm një herë Nadalin në karrierën e tij, në vitin 2007, në turneun e Sinsinati, ndeshje të cilën spanjolli nuk e përfundoi, pasi u tërhoq, i dëmtuar në fundin e saj. “Isha i inatosur me Rafaelin pasi nuk donte ta mbyllte atë ndeshje kur po fitoja 7-6, 4-1. Doja ta ‘vrisja’. Isha i lumtur për fitoren, por nuk do t’i kishte kushtuar asgjë po të luante edhe disa minuta më shumë dhe ta merrja një tore të vërtetë, jo me tërheqje të tij”, ka shtuar Monaco.