
Ish-trajneri i Barçës: Messi është i vështirë për ta menaxhuar
01 nëntor 2020
| 13:23
Ish-trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka thënë se Lionel Messi është i vështirë për t’u menaxhuar, për shkak të reputacionit të madh që ka.
Setien kishte marrë drejtimin e Barcelonës në janar, kur klubi shkarkoi Ernesto Valverden, por ish-trajneri i Real Betis qëndroi në krye të katalanëve vetëm gjashtë muaj, para se të lirohej nga detyra në muajin gusht.
“Mendoj se Messi është më i miri i të gjitha kohërave”, ka deklaruar Setien. “Ka pasur lojtarë tjetër të mëdhenj që kanë qenë të mirë, por vazhdimësinë që ka pasur ky djalë përgjatë viteve, nuk e ka pasur askush. Leo është i vështirë për t’u menaxhuar. Kush jam unë për ta zëvendësuar atë, nëse ata e kanë pranuar atë siç është ndër vite dhe nuk e kanë ndryshuar”, ka shtuar Setien.