
Ish-trajneri i Polonisë mund të emërohet trajner i Kosovës
12 janar 2022
| 11:26
Ish-trajneri i Polonisë, Jerzy Brzeczek, thuhet se është kandidati kryesor për të marrë postin e trajnerit në Përfaqësuesen e Kosovës.
Pas një periudhe në kombëtaren e Polonisë, Brzeczek, rriti ndjeshëm kërkesat e tij financiare dhe nuk kishte klub që do të përmbushte pritshmëritë e trajnerit nga Truskololas. Sipas SportoweFakty WP, Brzeczek është kandidati kryesor për të marrë përsipër postin e trajnerit te Kosova.
Ish-trajneri i Polonisë ka biseduar tashmë me FFK-në dhe ka prezantuar konceptin dhe metodologjinë e tij të punës. Tani është në pritje të vendimit përfundimtar të autoriteteve të Federatës së Futbollit të Kosovës.