![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/Mulaomerovic.jpg)
Ish-trajneri i Prishtinës emërohet trajner i Kombëtares së Kroacisë
Ish-trajneri i Prishtinës, Damir Mulameroviq do të jetë trajneri i Kombëtares së Kroacisë.
Mulameroviq erdhi të Prishtina në vitin 2018 ku edhe pati disa suksese, derisa bardhekaltrit e kanë cilësuar si njërin nga periudhat më të suksesshme në histori të klubit. Prishtina i ka uruar për postin e ri me shpresën se suksese e tij do të vazhdojnë edhe në kombëtaren kroate.
“Klubi i basketbollit Sigal Prishtina dëshiron të përgëzojë trajnerin Damir Mulameroviq për emërimin si trajner i Kombëtares së Kroacisë. Sigal Prishtina me të si trajneri ka shijuar një nga periudhat më të suksesshme në historinë e saj, duke fituar trofe të shumtë! Qyteti ynë dhe ekipi ynë do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj! Ju urojmë suksese dhe fat të mirë në rrugëtimin tuaj të ri! Čestitamo vam Trainer!”, ka shkruar KB Prishtina.