Ish-trajneri i PSG-së do të marrë drejtimin e Kosovës

22 shkurt 2022 | 00:44

Alain Giresse pritet të jetë selektori i ri i Kombëtares së Kosovës.

Marret vesh se Giresse do të zyrtarizohet brenda dy ditësh te kombëtarja e Kosovës.

Francezi karrierën si trajner e ka filluar te skuadra e Toulouse, për të vazhduar më pas te Paris Saint-Germain, Far Rabat, ndërsa më pas ka drejtuar kombëtare si Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe Tunizia.

Giresse ka luajtur si mesfushor për kombëtaren franceze së bashku me Platinin, Tiganan etj.

Alain Giresse për një kohë të gjatë ka luajtur për Bordeaux dhe Marseille në ligën franceze.

Giresse ka lindur me 2 gusht 1952.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora…