Ish-trajneri i Stoke Cityt: Ishim me fat që e kishim Shaqirin
Ish-trajneri i Stoke City, Paul Lambert, ka lëshuar disa lëvdata në drejtim të Xherdan Shaqirit, pasi ky i fundit ishte kritikuar për mosangazhim dhe mungesë të profesionalizimit nga Gary Neville sa ishte pjesë e skuadrës që tani garon një ligë më poshtë në futbollin anglez.
Shaqiri ishte bartësi kryesor i lojës sa ishte pjesë e skuadrës së Stoke City. Ai ishte lojtari më i mirë në skuadër dhe e gjithë skuadra pothuajse varej prej tij. Lambert i cili dështoi ta mbante skuadrën në Premierligë, i ka dalë në mbrojtje yllit kosovar, pas disa kritikave që iu drejtuan lojtarit.
“Në 15 ndeshje asnjëherë nuk kam pasur problem me të. Është mrekulli të punosh me të. Nuk kishim probleme as kur zëvendësohej apo gjëra të tilla. Nuk mund t’ia mohojmë ato që ‘Shaq’ ka bërë për ne. Ishte lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Lamberti.