Ish-trajneri zbulon sekretin e madh të ‘bishës’ Haaland

28 shtator 2022 | 12:23

Që të angazhohesh maksimalisht në ligat më të spikatura të futbollit në botë duhet të kesh një përgatitje të veçantë, e cila shkon përtej asaj që është thjesht sportive.

Kërkesat janë në rritje dhe një nga eksponentët më bombastik të këtij sporti është Erling Haaland, i cili ka arritur të ketë zakone jashtëzakonisht strikte për të qenë sot një nga lojtarët më të rëndësishëm në planet. Dihet që stërvitja, si në aspektin taktik, ashtu edhe në atë fizik, është e rëndësishme, por kjo duhet të shoqërohet edhe me çështje që lidhen drejtpërdrejt me paraqitjen e mirë në fushën e lojës.

Për këtë arsye Erling Haaland ndjek një dietë strikte që e lejon të jetë në gjendje të përkryer për t’i përballuar angazhimet e tij të ndryshme, si me Manchester Cityn ashtu edhe me kombëtaren norvegjeze. Në këtë kuptim, ish-trajneri personal i golashënuesit norvegjez Erase Steenslid tregoi të gjitha detajet e dietës që ndjek Haalandi për të arritur atë gjendje të privilegjuar fizike, e cila e ka bërë të dallohet mbi mesataren disa vjet më parë. Kjo dietë përbëhet nga ushqime specifike që janë të favorshme për një futbollist të karakteristikave të tij. Sipas Steenslid, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit, ka meny të pasur me mish pule dhe makarona, por të gatuara pa kripë e vaj, të cilave ua shton peshkun shpatë, levrekun dhe krapin, të shoqëruar gjithmonë me perime. Sa i përket pijes, konsumon vetëm ujë për ta parandaluar hyrjen e sheqernave të koncentruar në trupin e tij si dhe zgjedh produkte të freskëta në vend të atyre të ngrira. Pikërisht gjatë kohës së tij në Dortmund arriti formën më të mirë, megjithëse për këtë iu desh ta ndryshonte tërësisht mënyrën e të ushqyerit.

“Trupi i tij i përgjigjet shumë mirë stërvitjes, sepse ka gjenetikë të privilegjuar. Ai fitoi 12 kilogramë muskuj në 15 muaj, ishte çmenduri. Ne ia ndërtuam muskujt nga e para. Ai ishte gjithmonë llupës, hante një mal me ushqime”, ka shtuar ish-trajneri i Haalandit. Pasi përpiloi rutinën e stërvitjes dhe dietën për sulmuesin, gjithçka ra në vend pothuajse automatikisht. Steenslid ndau një anekdotë qesharake për ato ditë: “Kam projektuar një qark për të, ku në një nga stacionet duhej të godiste një çantë, derisa një ditë e theu atë përgjysmë”.

Është e panevojshme të thuhet se figurat e tij të jashtëzakonshme në Gjermani zgjuan interesimin e shumë skuadrave nga pjesa tjetër e Evropës, derisa më në fund Pep Guardiola arriti ta përfshijë në radhët e të vetve. Që nga debutimi me “qytetarët”, Erling Haaland tashmë ka arritur të shënojë 11 gola në 7 ndeshje dhe të bëhet një nga figurat më të mëdha në Premierë Ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshje e jashtëzakonshme do të zhvillohet sonte (e mërkurë) në…