Ish-udhëheqësi i LPK-së tregon kush ishte hartues i raportit të Dick Martyt
Bedri Islami, ish-udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), ka thënë se raporti i ish-senatorit zviceran Dick Marty, ku flitet për ekzistencën e “Shtëpisë së Verdhë”, nuk është i hartuar prej tij.
Sipas Islamit, Marty ka qenë vetëm korrieri i këtij raporti, ndërsa hartuesit kanë qenë shërbimet sekrete serbe.
“Në të vërtetë raporti nuk është i Dick Marty-t, ai është korrieri. Raporti është shkruar nga zyra e prokurorit special serb për çështjet e luftës në Beograd. Ky raport i është dorëzuar nën stacionin e trenit në Zvicër nga ambasadori Serb dhe nga Prokurori i përgjithshëm serb për këtë çështje. Pra është një raporti që i është dhënë Dick Martyt për ta përcjellë më tej”, tha ai për Euronews Albania.
“Pastaj dihet historia që ai kishte frikë eliminimin. pra ky raport ka qenë i shërbimit sekret serbë. Pasi ky raport u publikua ndodhi një tronditje në strukturat ndërkombëtar sepse është një akuzë e përbindshme dhe u bë e domosdoshme që për të zbuluar të vërtetën të krijohej kjo gjykatë”.