Ish-ushtari i UÇK-së del në terren me ushqime në duar
Ridvan Tahiri, ish-ushtar i UÇK-së, pas situatës së krijuar me përhapjen e koronavirusit në Kosovë, ka dalë në terren me ushqime në duar.
Tahiri, së bashku me shokë, kanë siguruar shujta për punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve në Prishtinë. Për këtë rast ka shkruar drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, i cili e ka falënderuar Tahirin për këtë angazhim.
“Nismat e tilla vullnetare na japin motiv për edhe më shumë punë e angazhim”, ka shkruar ai.
Shkrimi i Tahirit:
Sot, Riki dhe shokët e tij u kujdesën që të sigurojnë shujtën e mëngjesit për të gjithë punëtorët e mirëmbajtjës së rrugëve. Rreth 100 sosh.
Në emër të Komunës së Prishtinës dhe kompanive të mirëmbajtjes, ju falënderoj për këtë kontribut të veçantë, në këtë kohë të vështirë!
Nismat e tilla vullnetare, na japin motiv për edhe më shumë punë e angazhim.
Jemi të gjithë bashkë në këtë betejë, dhe vetëm bashkë do të kemi sukses!
Faleminderit edhe njëherë!