Ish-ushtar i UÇK-së dhe FSK-së: Podujevë, urime dita e çlirimit
Trajneri i futbollit, Tahir Batatina që ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka uruar qytetin e Podujevës në 24-vjetorin e çlirimit.
Urime dita e çlirimit Podujevë qyteti im i zemrës dhe i vendlindjes. Gjithmonë mirënjohës për familjet e dëshmorëve, dëshmorët e kombit, për të gjithë bashkëluftëtarët e lirisë, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së. Lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë dhe vendimtare për fatin e gjithë kombit tonë, ajo hapi etapë të re për gjithë shqiptarët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës në përkrahje të fuqishme të popullit i dha fund sundimit të okupatorit serb njëherë e përgjithmonë. Urime Podujevë, urime Llapjanë! I juaji, i qytetit dhe i rinisë llapjane në luftë dhe në liri”, ka shkruar Batatina në “Facebook”.
/Epoka e re/