
Ish-ushtarakët e Brigadës 134 ‘Bedri Shala’ i urojnë mirëseardhje në liri Sylejman Selimit
28 janar 2019
| 15:46
Ish-komandanti i Brigadës 134 “Bedri Shala”, Ismet Ahmeti, i shoqëruar edhe nga bashkëluftëtarët tij, Haxhi Sejdiu, Zeqir Haxhija, Dervish Tahiri, Esat Lata etj, sot kanë vizituar shtëpinë e gjeneral Sylejman Selimit, me rastin e lirimit të tij burgu, i cili padrejtësisht është mbajtur deri më tani.
Ish-komandanti Ahmeti në emër të Brigadës 134 “Bedri Shala” ka uruar për lirimin e gjeneral Sylejman Selimit, duke theksuar që mos t’i ndjektë fati i gjeneral Selimit edhe bashkëluftëtarët e tjerë.