![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/BA6FC3D9-7A13-412B-8D40-E3F1841139E1.jpeg)
Ish-ushtaraku Ferat Shala sot dëshmon në Hagë
07 shtator 2020
| 10:46
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputet në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, sot do të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Këtë njoftim e ka dhënë vetë Shala në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur miq,
Ju njoftoj se sot, më 7 shtator, në cilësinë e dëshmitarit, po i përgjigjem ftesës për intervistë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sot dhe përjetësisht krenar që pata nderin të luftoj për ty Kosovë, UÇK, dhe ju familja ime!