Ish-ushtaraku i UÇK-së, Gani Nuha, kujton dhe nderon bashkëluftëtarët e vrarë
Ish-ushtaraku i çmuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka kontribuar shumë në luftën e UÇK-së, me rastin e ditëlindjes së vet, ka nderuar të rënët për lirinë e Kosovës. Gani Nuha, i cili është nga Ferizaj, por që pjesën më të madhe të kohës së luftës e ka zhvilluar në zonën e Dukagjinit, sot, i shoqëruar nga bashkëluftëtarë të tjerë, ka nderuar shokët e luftës dhe komandantët e vrarë të UÇK-së. Nuha ka filluar nderimin te varri i Ilir Konushevcit, duke vazhduar në Prekazin legjendar, në Gllogjanin e Luanit me shokë, te varri i Abesë, te varri i Bedri Shalës, te varri i Agron Ramës në Smolicë, te bashkëluftëtarët në Koshare, në Vranocin e Adrian Krasniqit e te shumë heronj të ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Pas vizitave, ai ka bërë një përmbledhje për të gjitha vizitat që ka bërë, të cilin, pa ndërhyrje, po jua sjellim më poshtë:
Përshëndetje të nderuar miq e ju ish Ushtar të UÇK-së!
Një prezantim të vogël duke i nderuar ata qe na e sollën Lirinë.
Po filloj me Komandantin tim Mërgimin…. ku me këshillat dhe udhëzimet e tua Komandant ..punuam deri në fund të Luftës.
U munduam Komandant ta ruajmë pastërtinë tonë gjatë Luftës dhe deri sot dhe vazhdojmë me këshillat e tua gjithmonë …
Ta bëjmë luftën. Ta sjellim Lirinë ta ruajmë e vlerësojmë si sytë e ballit!
Lavdi Heroi im!
Vazhdojmë me Prekazin e Komandantin Legjendar Adem Jashari aty ku frymëzimi më mbajti nga viti 1998 e deri sot. Heronjtë lindin rrallë dhe e shkruajnë Historinë me Gjakun e Tyre.
Përulje për Jetë e mot për Familjen që u flijua që ne të jetojmë te lirë sot!
Vazhdojmë me Gllogjanit që ka shumë Heronj trima e trimëresha në gjirin e tij sot, trimat që bënë Histori i njoha shumicën në vitet 98/99. Lavdi të përjetshme!
ABEJA që shpesh shpjegohet si në ato Legjendat -Njeriu i Hekurt -Strateg Luftëtar- Trim Patriot e gjithçka tjetër HERO❣
SMOLICA me Heroin Agron Rama dëshmoret që i njoha të gjithë në vitet 98/99. Smolica priti e përcolli me dhjetëra e mijëra Djem e Vajza te UÇK-së me bukë me pritje e përcjellje gjithmonë ishin dhe jeni për çfarëdolloj Respekti!
Guri i Heroit Bedri Shala një histori në vehte me Bedrit kemi kaluar me dhjetëra rrugë/Shqipëri Kosovë edhe rrugën e parë e të fundit ishe i veçantë Heroi im❣
Pati dëshirë me Tank te shkoi për Drenicë për fat të keq nuk e realizoi,-Tha për mua gjithë Kosova është Drenicë dhe ra në Junikun Legjendar së bashku me ABENË, Eltonin e shumë shokë.
Lavdi Heroi im❣
Koshare Pran Heronjve që i njoha Agimin Salihin, Xhemen Murtajen e shumë e shumë te tjerë
Përulje për jetë e mot.
VRANOCIN -kësaj radhe ishte ndryshe se Bacin Xhaf se kishim më në mesin tonë.
Familja Krasniqi si gjithmonë një mikpritje brilante.
Adriani, Perparimi ,Trimat e Dukagjinit. Adriani Heroi ynë, njeriu që na i trasoi rrugën e Lirisë- Lavdi❣
Përparimi që pata fatin ta njoh ishte dhe mbeti i veçantë i urtë, trim punëtor i afërt me të gjithë.
Lavdi Trimi im.
Sa herë jam në Kosovë dua ti takoj të gjithë dua ti vizitoj, të gjithë por koha s’na premtoi të përulem gjithë Heronjve e Dëshmorëve, LAVDI!
Sa më shumë t’i vlerësojmë t’i kujtojmë ata qe na e sollën Lirinë aq më me vlerë është LIRIA jonë…nuk …është e vetëkuptueshme…
Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. …atje ku s’ka Liri mëndja dhe shpirti thahen si bima pa ujë. (Naim Frashëri).