Ish-ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirimin Thaçit dhe të tjerëve që po mbahen në Hagë

09 korrik 2021 | 14:18

Një grup i ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja në Hagë.

Në protestën e organizuar nga Nuredin Gashi, ish-luftëtar i UÇK-së, ish-luftëtarët kanë mbajtur në duar flamuj kombëtar dhe parulla me mbishkrimin: “Unë jam veç çlirimtar, kështu më deshi lira”.

Protestuesit kanë kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve të cilën gjenden në paraburgim në Hagë.

Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reagojë për ish-komandantët që janë në Hagë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, …