Ish-ushtarët e UÇK-së nderojnë heroin Ilir Konushevci në marshutën “Shtegu i lirisë”

07 shtator 2022 | 23:33

Ish-ushtarët e UÇK-së, sot kanë vizituar kullën e Syleman Berishën në Viçidol të Tropojës, shtëpia e të cilit ishte edhe baza e armatimit të UÇK-së gjatë luftës së Kosovës.

Nga aty ish-bashkëluftëtarët e Ilir Konushevcit e Agron Ramës dhe shumë heronjëve tjerë kanë marshuar deri në Smolicën legjendare.

Kështu ka bërë tē ditur përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Dervish Tahiri, bashkëluftëtar i heronjëve të kombit, Agron Rama dhe Ilir Konushevci.

Tahiri ka falënderuar Gani Nuhën e Bekim Shytin si dhe Besnikun e të gjithë pjesëmarrësit tjerë të kësaj marshute në nderim të heroit Ilir Konushevci.

Postimi i plotë i Tahirit:

Përplot emocine dhe krenari marshuta e sotme “Shtegu i lirisë” kushtuar Heroit, Ilir Konushevci “Mergimi” së bashku me bashkëluftëtarë të UÇK-së në shenjë kujtimi dhe nderimi të ditëve të lavdisë dhe krenarisë kombëtare!!

Mungesa e e bashkëluftëtarëve sot Heronjë dhe Dëshmorëve të Kombit për të cilët janë gurthemel lirie rëndoj secilin nga ne në ndjenjen emocionale!

Piknisja nga kulla e Sylejman Berishës në fshatin Viçidol të Tropojës në Shqipëri, familje kjo me plotë vlera Kombëtare dhe deri në fshatin Smolicë të Kosovës te familja emblematike e Heroit të Kombit, Agron Rama ku u pritem si në atë kohë nga bujaria e nënë Shakes!!!

E bënë të veçantë dhe me shumë kuptim evokimet e kujtimeve e asaj kohe nga bashkëluftëtarët Gani Nuha, Zeqir Haxhia “Kanuni”, Bekim Shyti, Besniku dhe shumë shokë të tjerë!

Faleminderit Gani Nuha e Bekim

Shyti për iniciativen, faleminderit të gjithë bashkëluftëtarëve dhe ju djem të dëshmorëve që ishit pjesë e këtij mashi!

Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit????!

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara dënuan sot sulmin kibernetik të Iranit kundër…