Ish-ushtari amerikan i UÇK-së që deshi ta lë Kosovën bëhet me banesë të re
30 prill 2021
| 15:35
Ish-ushtari amerikan i UÇK-së, Michael Walter Spath, është bërë me banesë të re në Kosovë, falë shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, e cila drejtohet nga Halil Kastrati.
Lajmin e ka bërë me dije Kastrati nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.
“E gëzofsh banesën e re, Michael Walter Spath. Ish-ushtar i forcave speciale amerikane ‘Ranger’. Vullnetar në luftën e Kosovës, snaiperisti në Koshare një komando i cili vlerësohet nga gjeneral Hysen Berisha sa 500 luftëtarë tjerë sot u bë me banese të re. Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”, ka shkruar Kastrati.