Ish-ushtari i batalionit “Atlantiku” uron Kosovën për 11-vjetorin e pavarësisë
18 shkurt 2019
| 13:39
Ish-ushtari i UÇK-së i Batalionit “Atlantiku”, Selaudin Sela, që vjen nga Dibra e Maqedonisë dhe që jeton dhe vepron në Amerikë, përmes rrjeteve sociale ka uruar Kosovën dhe popullin e saj për 11-vjetorin e pavarësisë.
Sela i cili për ditën e pavarësisë kishte qenë në Maldive për pushime, kishte veshur një bluzë me mbishkrimin e UÇK-së, si dhe në dorë mbante laptopin në të cilin kishte lëshuar muzikë me çifteli, me këngën e tij të preferuar “Është Kosova është Shqipëria”.
Sela me këtë veprim kishte bërë që shumë pushues atje të ndihen të lumtur.