Ish-ushtari i UÇK-së: Fatmir Limaj duhet të kthehet në PDK

26 dhjetor 2020 | 14:02

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), veprimtari Halil Çadraku, ka thënë se PDK-ja duhet të jetë zemërmadhe, t’i ofron të gjitha copëzat e ndara nga thyerja.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facbook”, ka shkruar se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate duhet të kthehen në PDK, aty ku ishin.

“PDK-ja ka ditur gjithmonë t’ë reformohet dhe të jetë simbol bashkimi në kohëra të vështira e të duhura! Mendoj se Fatmir Limaj dhe NISMA duhet të kthehen aty ku ishin, as për mëshirë, as për politikë por, për shkak të origjinës dhe themeleve…”.

“Kryesia e PDK-së duhet të gjej forma se si t’a sjellë këtë subjekt në gjirin e saj dhe të luftojmë së bashku në këtë kohë ,,lufte” … Bashkimi ban fuqinë, fjalë e madhe, por, duhet të ketë edhe vullnet pozitiv për t’a bërë këtë! Burrat nuk i ndan fjala kur e kan fushbetejen dhe armikun e përbashkët! Çdo njeri na duhet, çdo votë na duhet që të mbrohet vendi. Fatmiri duhet të jetë brenda PDK-së …”, ka shkruar Halil Çadraku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bahri Blakçori, asamblist i LDK-së në Komunën e Podujevës, i…