Ish-ushtari i UÇK-së flet për vizitën që u bëri Thaçit, Veselit, Krasniqit e Haradinajt në Hagë
26 korrik 2022
| 15:55
Ridvan Tahiri është shndërruar në heroin e ditëve të sotme duke shpëtuar shumë jetë, siç ishte edhe rasti i fundit me një 17-vjeçar në aeroplan.
Falë intervenimit të tij, ai shpëtoi nga ngulfatja. Pos kësaj, ish-ushtari i UÇK-së së fundmi u ka bërë një vizitë bashkëluftëtarëve të tij që gjenden në Hagë.
Në emisionin “Era Verë”, Tahiri ka zbulur disa detaje, duke treguar se kjo ishte hera e dytë që vizitoi ata në Hagë.
Herën e parë, ai tregoi se ka vizituar Nasim Haradinajn dhe Jakup Krasniqin, derisa herën e dytë krahas Haradinajt edhe Thaçin e Veselin.
Detajet për këtë vizitë i gjeni në videon më poshtë.