Ish-ushtari i UÇK-së, Haxhi Sejdiu, merr mbështetje për deputet

10 shkurt 2021 | 18:09

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare i Kosovës (UÇK), Haxhi Sejdiu nga Smolica e Gjakovës, është duke marrë përkrahje nga qytetarët e shumtë të Kosovës në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës. Sejdiu ka qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri në pension, më pas është zgjedhur asamblist në Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Tani është drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjakovë dhe me punë dhe angazhim ka bërë që shumë qytetarë të asaj ane ta gëzojnë respektin institucional. Sejdiu për herë të parë i ka hyrë kandidaturës për deputet. Ai është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numrin rendor #89.

Ish-ushtari i UÇK-së, Haxhi Sejdiu, të mërkurën ka takuar qytetarët e Gjakovës, kurse ka vizituar edhe fshatrat e kësaj komune, nga të cilët ka marrë mbështetje. “Jam falënderues për mbështetjen e madhe që po më japin qytetarët në garën për deputet. Besoj fuqishëm se këtë besim do t’jua shpaguaj me punën që do ta bëj në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Sejdiu.

Haradinaj: Më 14 është referendumi për AAK-në dhe Kosovën në NATO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e re amerikane nuk po i detyron partnerët evropianë…