Ish-ushtari i UÇK-së i hyn politikës
23 dhjetor 2018
| 12:03
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fitim Zymberaj, i ka hyrë edhe zyrtarisht politikës.
Zymberaj fillimisht e ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK) në lagjen ‘7 Shtator’ në Pejë.
Zymberaj pas hyrjes në këtë garë, ka thënë se këtë po e bënë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të qytetit të Pejës.
“Sikurse në të kaluarën edhe tash jam duke u mundur të bëjë diçka të mirë për vendin tim. Duke e ditur se qytetarët përballën çdo ditë më probleme nga më të ndryshmet, premtoj se do të japi gjithçka nga vetja që jeta e tyre të përmirësohet”, ka thënë Zymberaj.
/Epoka e re/