Ish-ushtari i UÇK-së i’a kujton Shkëlzen Gashit se Serbia edhe varrezat na i kishte okupuar
Ish-ushtari i UÇK-së nga Dukagjini, Halil Bajrami, në profilin e tij në ‘Facebook’ ka nxjerr një citat të ditarit të tij të luftës, ku tregon për vrasjen e disa ushtarëve me 12 maj të vitit 1998 në Smolicë të Gjakovës. Ish-ushtari tregon se si gjatë varrimit të ushtarëve nëna e njërit ushtar të vrarë kishte kërkuar që ta puth’te edhe një herë djalin e saj të vrarë, e këtë mundesi ia kishte dhënë komandanti Naim Maloku që e kishte lejuar nënën plakë ta puthte djalin para se të varroset në fushat e Smolicës. Ish-ushtari i UÇK-së nga Molliqi i Gjakovës, Halil Bajrami ia kujton Shkëlzen Gashit se këta ushtar nuk janë varrosë në fshtatrat e tyre, sepse edhe varrezat ishin okupuar nga pushtuesi serb.
Postimi i plotë i ish-ushtarit, Halil Bajrami:
Një citat i nxjerrur nga ditari im i luftës së lavdishme të UÇK-së, si reagim nga fjalët e këshilltarit Shkelzen Gashit;
“Mbrëmë, për qudi, isha shumë i fortë. Shumë ma i fortë se sa sot. Sot nuk munda që të përmbahesha pa derdhur lot edhe shumë bile. Jo për trimat që e dhan jetën, sepse të gjithë ne që e kemi rrokur armën në dorë, pë lirin e vindit tonë, nuk dihet se sa do tw shpëtojmë e sa do ta kemi fatin e atyre trimave në përjetësi. Ne e kemi rrokur pushkën për të luftuar dhe për ta çliruar vendin tonë, prandaj edhe armiku ka armë sikurse edhe ne . Ai nuk të gjuan me sheqerka e qokolata por me plumba e predha. Nuk i dihet se kur të rrok plumbi. Më së tepërmi më përmalluan nënat, baballarët, gratë dhe fëmijët e familjarët e tjerë të dëshmorëve, të cilat sa me dhimbje po aq edhe me nje krenari qëndronin para kufomave të djemëve të tyre trima. Kur e dëgjova zërin e një nëne të dëshmorit duke folur me disa luftëtarë e cilia i luste ata që ta lejonin ta hapte edhe njëherë arkivolin e djalit të saj që ta përqafonte për herë të fundit se nuk do ta shef më, AJO burrëreshë më ka përmalluar aq shumë sa që jam sjellur vërdall rreth e rrotull duke e këkuar një vend që të mos më vëren ndokush duke qajtur edhe pse askush nuk mund i priste lotët. Ajo ishte nëna e dëshmorit Ramiz Rexha! Kohë më parë i kishte vdekur edhe një djalë i tjetër i saj i cili quhej Emrush Rexha. Ishte një grua me të vërtetë burrërore. E veshur me vesh kombwtare ( lidhcë e marhamë ) e cila në dorën e djathtë mbante një cigare të ndezur dhe pa pushim e ngrehte tymin e saj, por, kësaj burrëreshe, asnjë pikë loti nuk i shkonte për faqe , të paktën në ato momente kur unë e pash, sepse para këtij momenti e pas , nuk e di! Sigurisht se edhe ajo si të gjitha nënat, baballarët dhe gratë e tjera të Dëshmorëve të Lirisë, iu kan shtjerrur lotët. Këtë grua e thërrisnin « Nana Zojë « . Edhe në këto momente po më quditë fakti i qëndrushmërisë së saj. Më në fund me lejen e Komandantit , Naim Malokur, e lejuan që t’i afrohej për herë të fundit arkivolit të djalit të saj dhe ta puthte! Kur Nana Zojë iu afrua arkivolit dhe e hapi e e puthi djalin e sajë, tashmë te vdekur! Ajo pa asnjë pikë loti në sy iu drejtua me fjalët « Të qoftë hallall gjiri që ta kam dhënë djali im, se me të vërtetë paskam pas rritur djalë për Kosovë « . Po kush ishte ai djalë apo vajzë që i thoshte vetës shqipëtar e që mund t’u përmbante pa derdhur lote more!!! Unë për vetën time kam derdhur lot edhe me të dënesura bile. Edhe në këto momente kur po i shkruaj këta rreshta, në këtë ditar timin, nuk po mundemi që të përmbahemi pa derdhur lot. Në një lëndinë, në Smolicë, që stërviteshin ushtarët e rinjë të UCK-së, që nuk e njihnin mirë armën, u hapën dhjetë varre. Para varreve qëndronin dhjetë arkivolet e dëshmorëve të rënë mbrëme ne Smolicë, të cilët pritnin që shokët e tyre t’i lëshojnë në shtëpinë e tyre te fundit dhe t’i mbulojnë me dhe duke ua dhënë lamtumirën e fundit. Pranë arkivoleve u renditën ushtarët e UCK-së për t’iu bërë nderimin e fundit ushtarak, me të shtëna në ajër. Ata i komandoj komandanti Naim Maloku duke iu dhënë urdhër për zjarr në shenjë nderimi për të rënët. Jemi në gjendje lufte prandaj nuk priste koha shumë që t’iu lexoheshin referate apo diçka tjetër. Me urdhër të komandantit u vorrosen shpejtë e shpejtë dhe u dha urdhëri që të shpërndaheshin sa më shpejtë, sepse ishte frika se armiku do të na sulmoj me ndonjë gjuajtje artilerike nga Pllaniku, kështu që,rastësisht mund të ndodhë më e keqja e mundshme, sepse kishte shumë ushtarë, gra e fëmijë të cilët ua thoshnim lamtumirën e fundit. Ishte një ide e mirë që komandanti e dha urdhërin e shpërdarjes sa më të shpejtë pas vorrimit të dëshmorëve. Që nga fillimi i luftës në Kosovë, këto dy ditët e fundit (12 e 13 maj 1998) ishin më të prekshmet, emocionalisht. Edhe pse patën humbje të madhe Ponosheci,Popoci etj. me këta trima, prapseprap luftëtarët e këtyre fshatrave nuk e humbën moralin. Me gjithë humbjen e kolegëve tonë, bashkëéuftëtarë, vullneti për lirinë tonë vetë da na u shtua edhe më tepër…………….” përfundim i citatit-
Shkelzen Gashi! Ajo Nanë burrërore që e puthi djalin e saj në arkivol, nuk ia bëri hallal gjirin që ia kishte dhënë sepse kishte vrarë civil të pafajshëm e të paarmatosur të çfardo nacionaliteti të kenë qenë ata, por ia bëri hallall sepse djali i saj e kishte dhëne jeten në mbrojtje te Kosovës, bashk me të rënët e tjerë dhe në fund asnjëri nga ata Dëshmorë nuk u vorrosen ne vendlindjen e tyr, sepse okupatori serb i kishte okupuar edhe varrezat e tyre, prandaj u vorrosen ne fshatin Smolice, aty ku e dhan jeten, (sepse këta ishin dëshmorët nga fshatrat: Ponoshec e Popoc, të komunes së Gjakovës, të rënë me 12 maj 1998). Komandanti, Naim Maloku, kishte lënë në mergim gruan dhe fëmijet e tij dhe kishte ardhur për të luftuar bashkë me ne në Kosovë. Ai na udhëheqi në luftë pë ta fituar lirinë e Kosovës dhe jo pë të vrarë civil të pafajshëm. Të kësaj Kosove që ti më së paku po e meritojshe që të jesh qytetar i saj e lere më ta udhëheqësh me ndonjë pozitë tjetër.
Ashtu siq janë të shënuara tri shkronjat e UÇK-së në flamur me ngjyrë të artë, poashtu janë të gravuara thellë në zemrat tona, prandaj mos dërgo ujë në mullirin e armikut pa nevojë!
Halil Bajrami-Zvicër