Ish-ushtari i UÇK-së: Jam katolik, në Kosovë kemi bërë luftë ndaj Serbisë e jo luftë fetare
06 nëntor 2020
| 11:43
Ish-ushtari i UÇK-së, Dedë Abazi, i cili i takon besimit katolik, me të lexuar aktakuzat e Prokurorisë së Gjykatës Speciale, ku thuhet se “janë vrarë katolikë”, ka reaguar menjëherë duke thënë se në Kosovë nuk ka pasur luftë fetare.
Abazi ka thënë se së bashku më shumë shqiptarë të tjerë të besimit katolik ishin pjesë e pandashme e luftës për liri.
Me këtë rast, ai ka bërë thirrje që të mos fyhet lufta e shenjtë e UÇK-së me aktakuza të tilla qesharake.
https://www.facebook.com/dede.abazi/posts/3662796673764625