Ish-ushtari i UÇK-së kërkon konservimin e Kazermës në Koshare
Ish-ushtari i UÇK-së, në brigaden 138 ‘Agim Ramadani’, Besnik Kada përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se “ai popull që e mohon të kaluaren, nuk e meriton të ardhmen”. Madje Kada ka kërkuar që më mirë është të konsvervohet kazerma ushtarake e ndërtuar në Koshare e që është marrë gjatë luftës nga forcat e UÇK-së.
Postimi i plotë i Besnik Kadës:
Çka pas zhurmave nga temat e porositura për Kosharen dhe për debate të kota pas 20 viteve!
Ai popull që mohon të kaluarën nuk meriton të ardhme! Turpi ndryshe nuk është, shikone objektin e Kazermës së vetme të çliruar nga UÇK-ja në çfarë gjendje është!
Kjo reflekton mjerimin tonë si shoqëri!
Ka mundësi konservimi dhe të listohet në listën e monumenteve të mbrojtura të trashigimisë historike të Kosovës.
Ka vlera thesari të historisë më të re të Kosovës.