Ish-ushtari i UÇK-së: Komandant Anton, mbështete Shaqir Totajn të lutem
Ish-ushtari i UÇK-së, Shpend Gjocaj, i ka bërë thirrje ish-komandantit të Koshares, kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Qunit, që në balotazh ta mbështet kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj.
Quni është renditur i treti me vota në garën për zgjedhjet lokale në Prizren. Ai ka marrë 14.98 për qind të votave, shkruan “Epoka e re”.
Në balotazh për kryetar të Prizrenit shkojnë Mytaher Haskuka i LV-së (40.43 për qind) dhe Shaqir Totaj i PDK-së (31.10 për qind).
“Unë deri sot i kam bërë thirrje AAK-së në Prizren për ta mbështetur Anton Qunin e sot i bëjë thirrje Anton Qunit ta mbështes Shaqir Totajn”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ish-ushtari i UÇK-së, Shpend Gjocaj.
Postimi i plotë i Shpend Gjocajt pa ndërhyrje:
ÇELESI I NENTORIT
Çelesi qe i hape dyert e fitores ne balotazh ne nentor eshte BASHKEPUNIMI mbeshtetja e ndersjellt…
Populli tregoi qe me mire eshte me “hajna” se me regjime, populli s’don ringjallje te komunizmit.
Tash LDK duhet te jap mbeshtetje gjithandej ku ka nevoje me theks te veçant ne Gjakove dhe Prizren nese deshiron ta merr te njejten gje ne Prishtine dhe Gjilan.
Une deri sot i kam bere thirrje AAK-se ne Prizren me e mbeshtete Anton Qunin e sot i bej thirrje Anton Qunit me e mbeshtete Shaqir Totajn.Ne Gjakove Teki Shala duhet ta mbeshtes Ardian Gjinin kurse ne Prishtine te gjithe ta mbeshtesin Perparim Ramen.
Praktikantat,partia e krijuar e ngritur dhe kulmuar nga rruga dhe dhuna e tash edhe me arrogance apsolute meriton te mbetet pa asnje komune.Pas kesaj humbje te thelle e te turpshme ndoshta munden me u mesu pak dhe me e kuptu qe Tito s’na duhet gje sepse s’na eshte dashte as athere….
Shpresoj ne pjekurine politike te politikaneve qe kesaj radhe te mendojne mençur ta ndajne pushtetin aq sa munden por askush mos te kerkon aq shume dhe le ta çrrenjosin rrezikun e turkofilizmit haskukjan dhe arrogancen e rrezikun e monizmit albinqe.Ndryshimin qe te ben me vjelle me emrin Minoze.
Kthjellnu perdorne trurin dhe shfrytezone çelesin ndryshe kane me iu mallku populli edhe historia. Stop me idiotizma qe kane emra: Agim,Mimoze,Mytaher, tmerr etj.
Komandant (Anton) mbeshtete Shaqir Totajn te lutem!