Ish-ushtari i UÇK-së: Largohem nga ‘Facebook’, s’më pëlqejnë sjelljet e juaja gjatë fushatës

17 janar 2021 | 18:26

Të dashur bashkombas shqiptarë që jetoni në Kosovë e që padrejtësisht jemi të ndarë nga trungu i nënës Shqipëri!

Duke i vëzhguar kohëve të fundit sjelljet dhe fjalorin e popullit tim (sikur të ishin sulme kundër serbëve) me njëri tjetrin, (jo me mua), më vjen keq kur i lexoj e i dëgjoj dhe vë në pyetje ndërgjegjien time në radhë të parë e pastaj të tjerëve.

Jam shqiptar i ndershëm e jam rritur me frymën e respektit e të kujdesit ndaj çdo individi, jam ushqyer me mendimin se: NËSE DESHËRON TË NDRYSHOSH BOTËN, FILLO ME PERSONIN QË SHIKON VETEN ÇDO MËNGJES NË PASQYRË E MË PAS TË TJERËT!

Edi se Kosova nuk është aty ku ne kemi deshirë të ishte.

E di se është bërë shumë punë që pas Luftës.

E ka pasur mundsi të bëhet më shumë besoi që po, por duhet ta kemi një gjë parasysh, se në këtë 20 vjeçar lirisë, çdo gjë ka filluar nga zeroja dhe ja ku jemi tani.

Duhet të bëhet më mirë..

Duhet çdo qytetar të ndjehet i barabartë, si ai i thjeshti, i varfëri, i pa shkolluari, politikani, i pasuri e i shkolluari se ligji është një strehë e fortë e fuqishme hyjnore që i mbulon të gjithë njëkohësisht barabartë e jo të ketë zhbirime të padrejta për kombasit e brishtë e të pafuqishëm.

Kur u vendosa në vijën e parë të luftës në ato momente kisha vetëm një ËNDËRR E NJË  VIZION TË MADH.

T’i jepi popullit tim, atdheut lirinë, të mos të na shkelin të drejtat tona. Liria e vërtetë nuk është asgjë më ndryshe se drejtësia për të gjithë kombin tonë.

Realiteti sot?!

Në trojet tona e rrjetet sociale shumë individ e trajtojnë njëri tjetrin sikur të ishin serb. Si mendoni o njerëz ia vlen të shikojmë gabimet e bëra?

Apo të mesojmë nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme të shëndoshë?

Një kështjellë e fortë nuk ndërtohet me rrënjë e bazament të lëkundur.

Partitë politike më mirë të tregojnë platformën dhe programet e tyre çfarë do bejnë me mirë per atë vend e atë popull se sa te merren me akuza e kundër akuzave duke i përsëritur, përserisin dhe gabimet e tyre na duken si ato vjershat qe i mësonim në fillore përmendesh pa vlëresim e kuptim.

Mos bëni akuza pa bazament e të turpshme se koha është elementi më realist që të jep përgjigjen shumë shpejt e mbrapsht, turproheni siç po turpërohen shumë që ato që thonë si bëjmë e prap, i bëjnë me deshirë, fundja po thonë po ‘ham fjalët tona’.

MËRGATA

Ne duhet të kemi kujdes shumë për sjelljet tona.

Çdo gjë çfarë kemi bërë për atdheun dhe vendlindjen tonë e kemi bërë nga dëshira e vullneti që kishim e jo që të të shpërblehet mbrapsht.

Për mua është pasuri kur polici më flet shqip në kufi e aeroport ajo ka vlerë sadopak që kam bërë për atdheun.

Nënvizoj thënjen e John Kenedit: “Mos pyet Amerikën çfarë ka berë për ty por pyete vetën çfarë ke bërë ti për Amerikën”.

Unë dhe shumë të mërguar s’kemi bërë atë që duhet për Atdheun.

Unë nuk kam as  forcë as dëshirë as vullnet t’i shohë sjelljet dhe fjalët agresive në rrjetet sociale.

Se ne jemi popull me kulturë të lashtë dhe kjo  nuk na shkon dhe nuk na ka hije.

Prandaj kam vendosur që deri mbas mbajtjes së zgjedhjeve të mos jem në ketë rrjet për t’i përcjellë mesazhet e juaja aspak të dobishme për popullin tim.

Me respekt të nderuar miq,

i juaji Gani Nuha!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prend BUZHALA (Blerina Tërbunja: “Sogjetarë të hënës”, poezi, Lena…