Ish-eprori i UÇK-së Mark Shala, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale (Foto)
Gazeta “Epoka e re” ka marrë vesh nga burimet e saja se ish-eprori i UÇK-së, Mark Shala, nga Gurrakoci i Klinës, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Shala ka qenë oficer i karrierës. Pjesëmarrës aktiv i luftës për çlirimin e Kroacisë dhe një nga veteranët e kësaj lufte.
Për kontributin në luftë për çlirimin e Kroacisë është dekoruar me mirënjohje dhe dekorata të shumta. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe një prej drejtuesve të logjistikës së UÇK-së.
Gjatë operacionit Shigjeta ka qenë shef i Logjistikës.
Pas luftës dhe transformimit të UÇK-së në TMK ka punuar në Departamentin e Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së dhe ka mbajtur gradën e kolonelit të TMK-së. Një kohë ka punuar në Ministrinë e FSK-së si këshilltar politik i ministrit të atëhershëm të FSK-së, Agim Çeku.
/Epoka e re/