Ish-ushtari i UÇK-së, ngushëllon familjen së ish-presidentit Hashim Thaçi: Baca Haxhi ishte një atdhetar i devotshëm

17 mars 2025 | 13:01

Ish-ushtari i UÇK-së, Sami Fejza ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit Thaçi.
Ngushëllimi i plotë i Sami Fejzës:
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Baca Haxhi ishte një atdhetar i devotshëm, një njeri i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.

Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për gjithë familjen Thaçi në këtë moment të vështirë, si dhe në emrin tim personal, si ish-ushtar i UÇK-së, dhe në emër të të gjithë bashkëluftëtarëve të lirisë.

Liria është një e drejtë për të gjithë ata që mbahen padrejtësisht në Hagë. Lusim që drejtësia të triumfojë dhe që sakrificat e familjeve dhe individëve të mos harrohen kurrë.
Me respekt të madh,
Sami Fejza

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër,…