Ish-ushtari i UÇK-së që jeton në Gjermani, u ofron dy banesa pa pagesë refugjatëve ukrainas
Ish-ushtari i UÇK-së nga Drenica, Albert Bucolli, i cili jeton në Gjermani, ka ofruar dy banesa për strehim refugjatëve ukrainas.
Bucolli ka thënë se për një vit të tërë të strehuarit ukrainas nuk do të paguajnē asgjë.
Këtë njoftim Bucolli e ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook”, madje Bucolli njoftimin e ka bërë edhe në gjihën gjermani, përpos gjuhës shqipe.
Njoftimi i plotë i Bucollit:
Liebe Ukrainische Familie Ich bin selber eine Man wo ich kriege erlebt habe und meine Familie in Albanien als Flüchtling geflüchtet war in Jahr 1999 ist Von die Regierung Slobodan Milosevic.
Dafür bin ich beriecht zwei Familie in meinem Wohnungen in Stuttgart zu nehmen und eine Jahr übernehme ich alle Kosten für die Wohnungen.
Liebe herzliche Gurus Albert Bucolli
Si shenjë solidarizimi me të përndjekurit dhe refugjatët ukrainasë, të cilët tash e dhjetë ditë po përballen me vdekje dhe asgjësim si pasojë e luftimeve të nxituara dhe të kryera nga agresoni rus dhe njëkohësisht si një prej atyre i cili personalisht ka kaluar nëpër tmerrin e luftës dhe i cili e ka përjetuar edhe vetë barrën e të qenit familjar i të dëbuarëve dhe refugjatëve gjatë agresionit të egër serb në Kosovë, unë Albert Bucolli, me banim të perhershem në Gjermani ofroj dy banesa për shtetasit (refugjatët) ukrainasë, pa ndonjë pagesë, për një vit të plotë.
Kushti im i vetëm për strehimin pa pagesë për refugjatët ukrainasë është që ata të jenë familje e jo individë të ndarë apo të vetëm.
Për çdo informacion apo kërkesë lidhur me ofertën time, mund të më kontaktoni
përmes e-mailit: [email protected]
Me Respekt Albert Bucolli