Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen për masakrën e Izbicës: Ishte dita më e keqe e jetës sime (video)

28 mars 2022 | 11:54

Ish-ushtari i UÇK-së, Artan Hoti, ka shpalosur kujtime rreth masakrës në fshatin Izbica të Skenderajt, që ka ndodhur para 23 vjetëve.

Ai këtë ditë e ka cilësuar si më të keqën në jetën e tij, ditë kjo ku janë masakruar 147 persona.

“Disa ditë më parë forcat e NATO-s sulmuan top çarqet serbe, pastaj serbët e mllefosur e rrethakuan hekurt Drenicën. Ishte data 28 mars 1999. Ka qenë dita e Kurban Bajramit, ku forcat serbe pasi hasën në rezistencë në disa fshatra si Ozdrim, Kodër të Hotit dhe disa fshatra u kthyen dhe hyrën në fshatin Izbicë ku ishin të strehuar 53 fshatra nga Komuna e Skenderajt. Ata i ndanë pleqtë, burrat dhe fëmijët nga familjet e tyre, i torturuan dhe i masakruan në mënyrën më barbare”, ka thënë ai për “Klan Kosova”.

Ai ka thënë se forcat serbe ishin munduar të shfarosnin gjithçka.

“Ishte dita më e keqe e jetës sime”.

“Ata u munduan me shfarosë gjithçka në Drenicë. Kanë djegur të gjitha shtëpitë, kanë vrarë gjithçka mbi tokë”, ka thënë Hoti, duke shtuar se forcat serbe nuk kanë kursyer as fëmijët.

“Një vajzë gjashtëmuajshe e kanë kallur të gjallë”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bostoni ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes…