Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen se si u kapën robë nga serbët në Betejën e Pashtrikut
Ish-ushtarët e UÇK-së, Nazmi Bellaqa dhe Sherif Bellaqa janë të ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin.
Ata kanë rrëfyer për Betejën e Pashtrikut, se si u kapën robë 9 ushtarë të UÇK-së.
Nazmi Bellaqa ka thënë se atë ditë beteja kishte zgjatur 7 orë.
Sipas tij, serbët i kishin futur në kurth, i kishin ngritur pritë dhe pastaj i kishin sulmuar.
“Në pritën e pestë na kanë gjuajtur. Atëherë kanë filluar luftimet ku janë plagosur disa ushtarë. Unë jam plagosur atë ditë por më vonë. Ne jemi kapur robë. Beteja ka zgjatur 6-7 orë ose më shumë. Ne jemi shpërndarë prej shokëve. Atë ditë ka qenë mjegull e madhe. Ne kemi marëshuar rrugën drejt Kosovës por kemi marrë drejtimin kundër bashkë me djalin e axhës. Gjatë rrugës nuk kishim ushqim”, tha ai.
Pasi u zënë rob, Bellaqa thotë se u dërguan në burgun e Prizrenit, ku më pastaj edhe u malltretuan.
“Malltretimi filloi në burgun e Prizrenit. Na largun edhe rrobat për të na malltretuar. Na kanë lënë hëngër e pa pirë e pastaj na kanë rrahur nga 4-5 vetë”, shtoi ai.