
Ish-ushtari i UÇK-së Shefqet Buçaj ftohet nga Specialja
11 nëntor 2019
| 13:54
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se Gjykata Speciale ka ftuar sot për intervistim ish-pjesëtarin e UÇK-së nga Zona e Operative e Pashtrikut, Shefqet Buçaj.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Buçaj sikurse dhe të tjerët që janë ftuar nga kjo gjykatë do të dalin faqebardhë. “Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Shefqet Buçaj, nga Zona e Pashtrikut. Edhe ky, si gjithë të tjerët, do të dalin fitimtarë”, ka shkruar Gucati.
/Epoka e re/