Ish-ushtari shqiptar që luftoi në Kroaci viziton Gospiçin pas 30 vitesh
Ish-ushtari i luftës së Kroacisë, Enver Sopjani, i cili tani është profesor universitar ka vizituar pas 30 vitesh qytetin kroat Gospiç, vendin ku gjatë luftës ka shërbyer në anën kroate për çlirim.
Sopjani përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kujtuar edhe shokun e tij të vrarë në Gospiç, Samet Bogujevcin, i cili është shpallur Hero i Luftës në Kroaci.
Gjithashtu ai ka kujtuar edhe vulën e kolonel Ahmet Krasniqit, i cili ka qenë komandant në kazermën e Gospiçit ku u ka mundësuar shumë ushtarëve shqiptarë të kryejnë “shërbime emergjente”.
Postimi i plotë i Sopjanit:
Pas gati 30 vitesh, me datën: 31.03.2021 vizitova Gospiçin e Kroacisë ku isha i stacionuar për herë të fundit në vitin 1991 në shërbim të Ushtrisë Kroate. I bëra një vështrim kazermës ushtarake ku e kam bere gjumin se bashku me shokun tim te ndjere Samet Bugujevci i shpallur hero i Kroacisë. Netët dhe ditët e para i kaluam ne zyrën ku kishte shërbyer komandanti i fundit i kazermës, Kolonel Ahmet Krasniqi. Kurse me vulën ushtarake që kishte mbetur ne “fiok“ i kreva disa “shërbime emergjente“ për disa ushtar shqiptar!
E pash edhe spitalin në te cilin kemi kaluar një kohe. I pash edhe disa shtëpi te cilat kishin mbetur ashtu si ne vitin 1991. Por edhe një ndërtesë ku ende shiheshin vrimat e plumbave te vitit 1991. Është interesante, se edhe pse kyçjen në Ushtrinë Kroate e kam bere bashke me Sametin në Zagreb dhe kam shërbyer ne çlirimin e Kroacisë, ku Samiti pas vrasjes ne Gospiç është shpallur Hero i Kroacisë, unë as qe e kam bere kërkesën te bëhem veteran lufte.
Kjo ishte një vizite emocionuese dhe kafen e piva ne një lokal buze rrugës ku e vështrova rrugën në të cilën unë dhe Samiti i kemi kaluar shume here.