Ish-ushtarja e UÇK-së: E vesha uniformën sa isha 17 vjeçe, asnjëherë s’e mendova vdekjen
17 shkurt 2021
| 16:04
Ibadete Canolli-Kaçiu, ishte një ndër ushtaret më të reja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo si 17-vjeçare veshi uniformën e UÇK-së për t’ia kthyer armën armikut.
Përveç si ushtare, ajo e ka ushtruar edhe profesionin si mjeke.
Ajo ka thënë se në asnjë moment nuk i është frikësuar vdekjes.
“Asnjëherë se kam menduar vdekjen, vrasjen që do të jem e rrezikuar me u kidnapuar, nuk e di nga e kam marrë atë forcë, ndoshta sot nuk e kam”, ka thënë ajo për “ATV”.
Canolli-Kaçiu ka treguar se cilën këngë e këndonin më së shumti në luftë.
“Këngën që më së shumti e kemi kënduar ka qenë ‘Moj Shqipni mos thuaj marova’”, ka thënë ajo.