Ish-ushtarja e UÇK-së nga Presheva tregon se si kishte vdekur nga plagët një 23-vjeçare dhe bebja e saj

16 dhjetor 2020 | 12:10

Linda Fetahu-Krivanjeva ka lindur dhe jetuar deri në përfundim të shkollës fillore në Luginën e Preshevës.

Gjatë gjithë asaj kohe ajo kishte përjetuar shtypjen dhe robërinë nga pushteti serb që po e bënte ndaj shqiptarëve.

Fetahu-Krivanjeva kishte vendosur që shkollën e mesme ta vazhdonte në Ferizaj. Nuk ishte as aty ndryshe. Gjithë kohën shtypje e protesta. Dhe në vitin 1999, në janar, pas Masakrës së Reçakut ajo kishte vendosur t’i bashkohet si infermiere Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rrëfimin e saj, që është në kuadër të platformës “Liria ka emër”, e ka publikuar kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj.

“Janar ‘99. Agu i parë pas masakrës së Reçakut, ishte pikëkthesa kur Linda Fetahu-Krivanjeva vendosi t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Si infermiere e re, ajo u gjend pranë fëmijëve, të pambrojturve, të sëmurëve, të thyerve në moshë, të vrarëve e plagosurve, ushtarëve të lirisë në çastet më të vështira e në orët më të liga. Ajo ende dhembshurisht kujton qëndrimin e parë përballë me mortin: një vajzë 23 vjeçare, shtatzënë, e cila tre ditë pasi humbi fëmijën, shkoi edhe vetë në amshim, për të mbetur gjithmonë martire në mbamendjen e përbashkët të gjithë kombit shqiptar. Ato u bënë pluhur frymëzimi për çdo brez shqiptarësh më pas, ndërsa puna, loti e sakrifica e Lindës u bënë dielli i lirisë i më të dashurës, Kosovë. Lutem ta shpërndani këtë histori për t’i dhënë krahë e jehonë rrëfimit madhështor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. LiriaKaEmër #KrenarmeUÇK”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Videon mund ta shikoni në këtë link: https://www.facebook.com/watch/?v=703616510559247.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastrati e Mehmeti e kanë udhëhequr Drenicën drejt edhe një…