Ish-veterani i UÇK-së kërkon para për shërimin e djalit
Ish-veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefki Behluli, po kërkon ndihmë nga qytetarët e Kosovës dhe nga diaspora për shërimin e djalin.
Djali i tij 19 vjeçar Ilir Behluli po vuan nga leukemia akute. Ai ka nevojë për ndihmë dhe po i duhen 150 mijë euro për shërimin e tij në Turqi.
Për shërimin e 19-vjeçarit, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë, 5 mijë i kanë dhënë qytetarët deri tani dhe 1 mijë euro këngëtari i njohur Labinot Tahiri.
Të gjithë ju që keni mundësi dhe dëshironi ta ndihmoni Ilirin mund ta bëni këtë duke e telefonuar prindin e tij ose duke dërguar para në xhirollogarinë bankare, të dhënat e së cilës po i japim më poshtë.
Numri i telefonit i Shefki Behluli: +383 44 777 412
Llogaria bankare e Shefki Behlulit (IBAN):
XK05 20-17-0001813194-15
Swift Kodi: TEBKXKPR
(‘Epoka e re’)