Ish-vila e Enver Hoxhës shndërrohet në kinema
Ish-vila e Enver Hoxhës do të shhndërrohet në një kinema.
Fituesi i Palmës së Artë në Cannes Film Festival 2019, do të jetë më 19 gusht në Tiranë në një prezantim dhe diskutim të filmit të tij.
Projekti i takon një kinemaje nomade, Cine Tarkovsky, që evidenton objekte të izoluara për publikun, pjesë të arkitekturave të sistemeve totalitare që kanë qeverisur shtetet e Ballkanit, për t’i kthyer ato në kinema me hyrje të lirë për publikun për një natë.
Vasilis Kekatos xhiroi për 8 orë në një pikë karburanti filmin me metrazh të shkurtër “Distanca mes nesh dhe qiellit” dhe arriti të fitonte Palmën e Artë për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër.
Në këtë punim të ndjeshëm realizuar me zero buxhet, mund të vërehet sesa krijues mund të jetë një artist i ri kur burimet e tij janë të limituara. Për herë të parë në Shqipëri, fituesi i sapozgjedhur i Palmës së Artë fton në një eksperiencë kinematografike dhe në një bashkëbisedim të hapur me këdo që do të jetë pjesëmarrës, mbi të krijuarit dhe fituarit përkundër çdo vështirësie.