Ish-vjehrra shpërthen ndaj miliarderit Elon Musk!
Elon Musk ka qenë në mes të polemikave pasi tha se djalin e tij (i kthyer tanimë në vajzë) e vrau virusi woke. Më pas vajza e tij transgjinore reagoi duke e quajtur të atin gënjeshtar. Së fundmi ish-vjehrra e miliarderit të teknologjisë, Sandy Garossino, nëna e Grimes, e ka akuzuar Musk se i mban fëmijët e tij larg pjesës tjetër të familjes, teksa reagoi në rrjetet sociale.
Ajo etiketoi Musk-un dhe tha se fëmijët duhej të vizitonin stërgjyshen e tyre 93-vjeçare në Kanada gjatë fundjavës, por Elon planifikoi që djali i madh të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024 të premten.
Pretendimet e Garossino theksojnë marrëveshjet aktuale të statusit të kujdestarisë midis prindërve dhe se ajo nuk e di se ku janë fëmijët. “Ku janë fëmijët e tjerë dhe me kë? Ata duhet të jenë me nënën e tyre. Ata priten këtu në Kanada”-postoi ajo në rrjetet sociale.
Grimes dhe Musk kanë qenë në një mosmarrëveshje ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre që nga viti 2022, megjithatë askush nuk i di saktësisht detajet e kujdestarisë që kur të dhënat gjyqësore u vulosën në prill të këtij viti.
“Megjithatë, ajo që ju ndoshta nuk e dini është se Elon i ka mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme fëmijët larg nënës së tyre gjatë periudhës më të rëndësishme të zhvillimit në jetën e një fëmije”-ka vijuar të thotë Sandy.
Rikujtojmë se Musk ka thënë në një takim me krerë të grupeve teknologjike se ‘është një alien’ dhe këtë ua thotë vazhdimisht njerëzve, “por askush nuk më beson” kishte thënë ai më tej teksa fliste në lidhje direkte me konferencën botërore të teknologjisë VivaTech në Paris.