Ish-ylli i Barcelonës dhe Arsenalit pensionohet nga futbolli
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit, Alex Song ka njoftuar përfundimisht se është pensionuar nga futbolli.
Gjatë karrierës së tij, Song ka luajtur me ekipe si Bastia, në Francë, West Ham e Charlton në Angli, Rubin Kazan, në Rusi, Sion, në Zvicër, ndërsa “aventurës” së tij në fushën e blertë i dha fund, në Xhibuti, ku aktivizohej me skuadrën AS Arta/Solar7.
“Me pikëllim të madh ju njoftoj se ka ardhur momenti të var këpucët në gozhdë. Udhëtimi im që filloi në Yaounde si fëmijë, duke luajtur pa këpucë futbolli, me këmbë të zbathura dhe në zhavorr të fortë, më dha forcë dhe guxim për të pasur sukses. Kur u transferova në Francë, duke luajtur për Bastian, mendova se kisha arritur një mrekulli. Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi, pasi rrugëtimi im vazhdoi drejt Arsenal e Barcelona, dy nga klubet më të mëdha në botë”, ka shkruar 36-vjeçari Song.
View this post on Instagram