Ish-ylli i Serie A në pranga për trafikim kokaine
Ish-ylli i Serie A, Radja Nainggolan, raportohet se është arrestuar për trafikim të kokainës.
Arrestimi i tij ndodhi mëngjesin e sotëm në Bruksel.
“Arrestimi i Nainggolanit është pjesë e një hetimi më të gjerë për krimin e organizuar, të fokusuar në shpërndarjen e kokainës në Belgjikë. Për momentin hetimet janë ende në vazhdim”, ka deklaruar prokurori i rastit raportojnë mediat ndërkombëtare.
Hetimi bazohet në faktet e dyshuara të importimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë nëpërmjet portit të Antwerp-it dhe shpërndarjes në Belgjikë.
36-vjeçari, futbollist i disa klubeve të njohura italiane si: Inter dhe Roma, pritej sot në mëngjes për t’u stërvitur me klubin e tij të ri , Lokeren-Temse.
Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës belge, Antwerp.