Ish-ylli i Shqipërisë, Duro emërtohet trajner i Feronikelit

06 tetor 2020 | 14:55

Feronikeli ka njoftuar se e ka emëruar Klodian Duron, ish-yllin e Kombëtares së Shqipërisë, në postin e trajnerit të ekipit të parë. Duro ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me klubin e Superligës së Kosovës.

42-vjeçari nga Tirana do ta pasojë Afrim Tovërlanin, i cili e largua nga Nikli këtë fillimjavë për shkak të rezultateve të dobëta. Feronikeli i ka mbledh vetëm pesë pikë në pesë javët e para në sezonin e ri në Superligë nën udhëheqjen e Tovërlanit. Duro, ish-trajneri i Kukësit Kamzës dhe Luftëtarit, vjen për ta përmbushur synimin e klubit nga Drenasi për të fituar trofe.

Profesionin e trajnerit e ka filluar menjëherë pas pensionimit nga futbolli aktiv, duke marrë drejtimin e Kukësit, klub me të cilin arriti ta fitonte Kupën e Shqipërisë në sezonin e tij të parë. Ai i kishte regjistruar gjithsej 78 ndeshje për kombëtaren kuqezi, duke realizuar 6 gola. Duro do ta mbledhë skuadrën të mërkurën për stërvitjen e parë si trajner i Niklit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Lazios e ka publikuar listën e futbollistëve të…